FOTOT/ Kalaja e Ali Pashës në Tepelënë, rikthehet në një destinacion të pëlqyer turistik

144

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës është kthyer në një ndër pikat turistike më interesante për vizitorët dhe turistët e huaj, pas investimit në rehabilitimin e rrugëve të brendshme të kalasë por edhe hapësirave rreth saj.

Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme të kalasë “Ali Pashë Tepelena”, ka kuruar në çdo detaj infrastrukturën e kësaj zone sipas standardeve më të mira, duke krijuar një model në zgjerimin e mundësive për investime në turizëm dhe në shërbimet mbështetëse të turizmit.

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës është listuar si monument kulturor i kategorisë së parë në 1963 dhe ndodhet në veri të qytetit Tepelenë.

Kalaja e ndërtuar nga Ali Pasha për të rrethuar sarajet e tij është monumenti më i rëndësishëm në Tepelenë. Me sipërfaqe 4.5 hektarë, ajo u ndërtua në vitin 1819 dhe sot është një ndër objektet më të rëndësishme historike me mjaft interes për t’u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.