FOTOT/ Kamerat kapin tufë kafshësh të egra në Kukës, shihni pamjet

201

Shqipëria po kthehet në një oaz për kafshët e egra, ku moratoriumi duket se ka patur efekt pozitiv për krijimin e një ambienti të sigurt për to.

Gjatë monitorimit me kamerakurth të faunës së egër në Parkun Natyror Korab-Koritnik nga ADZM Kukës, vihet re një numër i lartë i prezencës së faunës së egër në këto zona.

Rritja e numrit të individëve, siç shihet nga pamjet, është tregues i qartë i kujdesjes së vazhdueshme në mbrojtjen e këtyre zonave, duke u krijuar kushte qetësie të favorshme për zhvillimin dhe riprodhimin e tyre.