Fotot/ Kamerat kurth fiksojnë kafshë të shumta në Parkun “Shebenik-Jabllanicë’

135

Pasuria natyrore, bukuria e krahinave dhe pyjeve shqiptare shpesh u kanë dhënë mundësi vizitorëve vendas dhe të huaj të shohin kafshë që rrallë të qëllon t’i hasësh në përditshmëri.

Gjatë këtyre ditëve kamerat kurth të vendosura në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”  kanë fiksuar një prani të madhe të kafshëve të ndryshme që tashmë shijojnë habitatin e tyre natyror për shkak të moratoriumit të gjuetisë.

Kamerat kurth në këtë park kanë fokusuar në pyjet e gjera të ahut, pishës dhe dushkut  lloje të ndryshme të faunës së egër si lepuri, ujku, dhelpra, ariu i murrmë, kunadhja, zardafi, derri i egër etj.

Moratoriumi i gjuetisë në pyje po jep rezultat, duke sjellë rigjenerim të faunës së egër. Gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura po dëshmojnë çdo ditë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë.