Në kantierin e Rindërtimit të kampusit të Universitetit Bujqësor puna po vijon për përfundimin në kohë të 8 godinave sipas standardeve europiane.
Më poshtë mund të shihni pamje nga kantieri ku do të akomodohen 2200 studentë.
Kampusi do të shërbejë edhe si qendër komunitare. Kampusi është pjesë e Paktit për Universitetin me një investim prej 10 milionë dollarësh.