FOTOT/ Kaprolli “vallëzon” para kamerave në Parkun e Shebenikut, shihni pamjet

107

Fotografuar nga kamerat kurth të vendosura nga specialistët e AdZM në Parkun Kombëtar Shebenik çdo ditë fiksojnë foto dhe video nga fauna egër.

Kaprolli është një nga speciet më të pranishme në këtë park, i cili vitet fundit ka gjetur qetësinë në habitatin e tij natyror dhe për pasojë vihet re një numër i shtuar.

Në shtator stafi i AdZM Elbasan do të realizojë një inventar të rregullt të të gjithë gjitarëve, duke vendosur 80 kamera kurth në 50% të sipërfaqes së Parkut Kombëtar Shebenik.

Në këtë proçes do të asistojnë edhe 2 ekspertë nga Parku Kombëtar “Bayerischer Wald” (Pyjet Bavarez) Gjermani, si dhe do të përfshihen edhe studentë nga Fakulteti i Shkencave të Pyjeve Shqipëri dhe Gjermani. Ky inventar do të zgjasë 2 vite, sipas një planit të detajuar dhe miratuar nga AKZM/MTM.