FOTOT/ Këndi i ri i tenisit, një tjetër oaz sportiv tek Liqeni i Tiranës

51

Një tjetër oaz sportiv, shezlongë dhe një mol i shtohen Parkut të Liqenit në Tiranë.

Dy fusha të reja të tenisit i shtohen Liqenit të Tiranës, e kthyer në një hapësirë multifunksionale në mes të parkut.

Veç dy fushave të tenisit në Parkun e Liqenit janë vendosur dhe dy tavolina ping-pongu, disa stola në formë shezlongu me pamje nga liqeni, si dhe një mol.

Është 3600 m2 sipërfaqe që është rehabilituar dhe është kthyer në shërbim të qytetarëve.