FOTOT/ Kënget dhe vallet shqiptare ndezin Zvicrën

192

Këngët dhe vallet shqiptare kanë ndezur Zvicren

Në bashkëpunim edhe me Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë, si dhe me shoqata të ndryshme kulturore, ambasada shqiptare në Bernë ka mbështetur së fundi organizimin e disa eventeve kulturore.

Konkretisht, në 10 nëntor u organizua në Schlieren të kantonit të Zyrihut festa e 25-vjetorit të krijimit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”. Në këtë eveniment festiv, artistët e talentuar të kësaj shoqate dhanë një shfaqje kulturore nga repertori i pasur i saj.