FOTOT/ Kjo është ngjyra më e ndritshme në botë

21

Arti dhe shkenca mund të duken dy të kundërta, por një teknologji e re tregon se si ndërthurja e tyre mund të jetë një hap revolucionar.

E quajtur si “ngjyra strukturore”, kjo teknologji pretendon se nxjerr në pah “ngjyrën më të ndritshme në Tokë”. Ngjyra strukturore prodhohet nga disa nanostruktura – ose pjesë tepër të vogla që reflektojnë dhe shpërndajnë dritën, si dhe imitojnë ngjyrimet më të ndritshme që gjenden në natyrë.

Teknologjia është zhvilluar nga “Lifescaped”, një laborator i themeluar nga Andrew Parker, i cili e identifikon veten si shkencëtar dhe artist. Këtë muaj, veprat e tij janë ekspozuar në Kopshtin Botanik Mbretëror në Londër.

Vetë galeria është e errët, me mure të lyer me ngjyrë të zezë, të cilat nxjerrin edhe më shumë në pah pikturat e Parker. Disa prej tyre janë frymëzuar nga fenomene natyrore, si “big bang”-u, ndërsa vepra të tjera imitojnë ngjyrat dhe strukturat e petaleve të luleve apo krahëve të fluturave.