FOTOT/ Kjo foto kushton 10 mijë paund, por nuk keni parë të tjerat

137

Janë shpallur fituesit e konkursit vjetor të fotografisë në Observatorin Mbretëror në Greenwich.

Vendin e parë e ka fituar një imazh me një peizazh dramatik nën Rrugën e Qumështit.

Fotografi amerikan Brad Goldpaint fitoi çmimin e përgjithshëm, “Insight Astronomy Photographer” të vitit 2018, dhe kategorinë “Njerëzit dhe Hapësira”.

Marrë në Moab, Utah, fotoja (e para) përshkruan formacione të pafundme shkëmbore të kuqe poshtë Rrugës së Qumështit në të djathtë dhe galaktikën e largët Andromeda në të majtë.

Goldpaint mundi mijëra fotografë amatorë dhe profesionistë nga e gjithë bota për të siguruar çmimin e lartë prej 10.000 paund.

Foto të tjera nga konkursi: