FOTOT/ Koleksioni RETRO çel sezonin veror në Sarandë

21

Koleksioni shqiptar RETRO çel sezonin veror në Sarandë. RETRO Tour iu bashkua formulës magjike det-diell dhe dashuri duke ftuar qytetarët të marrin esencën e të pushuarit në bregdetin tonë marramendës.

Ndërkohë Retro ka hapur në rrjetin social “Facebook” konkursin për mjetin më të bukur ndër perlat e automobilizmit që gjenden të ekspozuara në shëtitoren e Sarandës këtë fundjavë.

Publiku voton duke bërë like dhe share foton e mjetit të preferuar, ndërsa vizitorët sodisin mjetet të cilat janë të numëruara dhe më pas votojnë pranë Punishtes së Targave Suvenir, që u shtohen votave të publikut online. Çdo koleksionist voton, me përjashtim të mjetit personal.