Fotot/ Kopshte fruta-perimesh mbi tarracat e ndërtesave; E ardhmja e bujqësisë ‘urbane’

50

Këto kopshte prodhojnë fruta dhe perime në sasi; ulin kostot e transportit; zvogëlojnë efektet e dëmshme të nxehtësisë së qyteteve; lejojnë zvogëlimin e përdorimit të energjisë për të ftohur mjedise; mbledhin ujërat e shiut, duke lehtësuar sistemin e ujërave të zeza si dhe së fundmi dhe jo vetëm tërheqin kafshë, zogj dhe insekte dhe u japin jetë ishujve të vegjël të natyrës dhe relaksimit të krijuar mbi ndërtesa urbane. Për të mos harruar këtu edhe bletët e domosdoshme, nga të cilat nxirret mjalti.

Jemi duke përshkruar të ashtuquajturat fermat mbi çati, që janë fermat e vërteta urbane të krijuara në krye të ndërtesave të qytetit. “Tashmë ka kaq shumë të tilla në New York, oaze të vërteta të natyrës së kultivuar, të afta për të prodhuar 36 tonë fruta dhe perime për të furnizuar dyqanxhinjtë e qytetit. Dhe kur prodhimi është i tepërt ai mund të përdoret për komunitetet më të pafavorshme që jetojnë në Big Apple,” shpjegon Anastasia Plakias, një nga krijueset e kopshteve në Sunset Park.