FOTOT/ Korça dhe Erseka afrohen me njëra-tjetrën, përfundon aksi Qafa e Qarrit-Mollas

5

Segmenti rrugor nga Qafa e Qarrit në Mollas, pjesë e aksit Korçë-Ersekë tashmë ka përfunduar dhe aktualisht po jepet dora e fundit me vendosjen e sinjalistikës rrugore.

Kryeministri informoi se rruga do të vihet në përdorim të plotë shumë shpejt për banorët e për vizitorët në rritje të përvitshme të asaj zone magjepsëse.

Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra.

Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.