FOTOT/ Korça, e bardhë si bora

93

Parku i Korçës, i shndërruar në një park model, është zbukuruar këto ditë nga flokët e dëborës.

Me rehabilitimin e këtij parku, pesë vjet më parë bashkia e Korçës e ka shndërruar këtë pjesë të gjelbër të qytetit, në një hapësirë në funksion të qytetarëve.

Parku “Rinia” në Korçë, me një shtrirje prej 100 mijë metrash katrorë, është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë. Është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Korçës në veriperëndim të qytetit dhe frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme.

Në çdo stinë ky park popullohet nga shëtitjet e familjarëve, turistëve dhe aktivitetet sportive të të rinjve.

Dëbora i ka dhënë qytetit që tërheq mijëra turistë në të katër stinët e vitit, një bukuri për t’u admiruar.