FOTOT/ Korça me qendër të re turizmi

42

Tashmë imazhi i godinës së ish-maternitetit në bulevardin “Fan Noli”, do t’ia lerë vendin një godine totalisht unike dhe bashkëkohore e cila do të ketë jo vetëm dhoma për mikpritjen e vizitorëve, por edhe zyra workshop-i, sallë konferencash, restorant, etj.

Aktualisht ka përfunduar vendosja e tullave dekorative në fasada si dhe punimet hidraulike, elektrike dhe instalimet e kondicionimit në secilin kat.

Kjo qendër turizmi ka si qëllim koordinimin midis operatorëve turistikë, rritjen e kapaciteteve si dhe promovimin e turizmit.