FOTOT/ Korçë-Ersekë për 20 minuta, shihni sa kanë avancuar punimet në rrugën e re

4

Në kantierin e rrugës së re Korçë-Ersekë, Loti 2 , e cila do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve në vetëm 20 minuta, vijon puna me ritme të larta

Punimet kanë progresuar me ritme shumë të mira dhe aktualisht më shumë se sa gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe shkurtuar distancën kohore.

Rruga sipas kontratës përfundon në fund të vitit 2023, por parashikohet që punimet do të mbyllen brenda qershorit 2023. Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra.

Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka./Po.AL