FOTOT/ Korçë, vijon puna për asfaltimin e lagjeve të qytetit

24

Disa projekte të reja infrastrukturore po realizohen aktualisht në Korçë, një prej qyteteve më të bukura shqiptare.

Aktualisht kanë përfunduar punimet për përmirësimin e shtresave rrugore dhe sinjalistikën rrugore në lagjen 5 dhe lagjen 13 në Korçë.

Ky investim me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon të lehtësojë lëvizjen e mjeteve të transportit dhe këmbësorëve si dhe përmirësimin e kushteve të jetës për banorët.