FOTOT/ Krishtlindja, fshati shqiptar zbukurohet në mënyrë madhështore nga vetë banorët

84

Pamje të mrekullueshme ka marrë fshati Bishtazhin i Gjakovës në prag të festave të fundvitit. Pjesa ku ndodhet Kisha e ”Zojes Rruzare” është zbukuruar dhe ndriçuar , duke ofruar një pamje të jashtëzakonshme.

Ky dekorim është realizuar nga banorët e fshtatit, të cilët kanë thënë se për këtë punë janë angazhuar rreth një muaj. Ndërsa për t’u arritur kjo pamje të rinjtë janë ndihmuar financiarisht nga bashkëfshatarët nga diaspora.