FOTOT/ Kurorës së gjelbër të qytetit të Beratit i shtohen edhe 500 fidanë pishe

16

Kurorës së gjelbër të qytetit të Beratit iu shtuan edhe 500 fidanë të llojit pishë e butë.

Sipas ADZM Berat, objekti i pyllëzuar mali “Partizan”, shërben si një destinacion për shëtitje për qytetin.

Ky aksion vjen në kuadër të politikave për pyllëzimet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, duke rehabilituar kryesisht sipërfaqet e dëmtuara, jo vetëm në Zonat e Mbrojtura, por edhe në kurorat e gjelbra të qyteteve.