FOTOT/ Lagjja e re në Fushë-Krujë thuajse gati, shihni si duken punimet

92

Lagjet e reja, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, shërbimeve dhe rekreacionit do të jenë modeli i ri i zhvillimit urban të qyteteve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Një prej këtyre lagjeve që tashmë ka marrë formë është ajo “Rilindja” në Fushë-Krujë, ku puna vijon pa pushim për ndërtimin e qindra banesave për familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti.

Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale.

Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.