FOTOT/ Lagjja ‘Rilindja’ në Fushë-Krujë, ku do të hyjnë në shtëpitë e reja 1200 banorë

142

Në lagjen “Rilindja” në Fushë Krujë, për pak ditë do të hyjnë në banesat e tyre të reja 1200 banorë të rinj, të cilët mbetën pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Lagjet e reja, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, shërbimeve dhe rekreacionit do të jenë modeli i ri i zhvillimit urban të qyteteve që u goditën nga tërmeti .

Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.

Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen edhe 15 pallate me 100 apartamente.