FOTOT/ Lejlekët po vijnë dhe shtëpinë do e gjejnë gati!

37

Gjatë kësaj periudhe lejleket (Ciconia ciconia), kanë nisur shtegtimin nga vendet e dimërimit në Afrikë drejt vendeve të folezimit në kontinentin Evropian ku gjithmonë e më shumë po përballen me humbjen e habitateve dhe pakësimin e vendeve të folezimit.

Për të krijuar hapësira të sigurta për riprodhimin e lejlekut, në vitin 2019 u instaluan dy platforma në Luginën e Drinos, njëra prej të cilave pati sukses absolut duke mundësuar folezimin e një çifti të lejlekut për dy vite radhazi. Duke u nisur nga vrojtime dhe raportime të shumta për prezencën e këtij lloji në të njëjtën zonë, ekipi i PPNEA së bashku me OST dhe AdZM Gjirokastër instaluan platformën e tretë që do t’i shërbejë folezimit të lejlekut.

Lugina e Drinos është një territor i përkryer për folezimin e lejlekut, për këtë arsye PPNEA siguroi edhe një tjetër shtëpi për këta shpendë shtegtarë që do të jenë të raskapitur nga udhëtimi i gjatë midis dy kontinenteve. Faleminderit PPNEA, OST dhe AdZM Gjirokastër/ Po.al