FOTOT/ Leksion nga Korça, 22 familje kujdesen vullnetarisht për kopshtet komunitare

29

Kopshtet komunitare, prej dy vitesh që janë ngritur në bashkinë Korçë po funksionojnë si model i shkëlqyer i bashkëpunimit komunitar në fushën e bujqësisë.

Këtë vit edhe me mbështetjen e projektit “From school to community”, mbështetur nga SRD/ GIZ që synon lidhjen e Shkollës Profesionale Bujqësore “Irakli Terova” me komunitetin si dhe promovimin e kësaj shkolle, u bë e mundur mbjellja e fidanëve të rinj nga nxënësit e kësaj shkolle.

Në vazhdim, 22 familjet të cilat angazhohen çdo ditë vullnetarisht për mbjelljet e frutave dhe perimeve në këto kopshte, do të vazhdojnë të kujdesen për këtë proces dhe të gjitha produktet e përfituara nga kopshtet do të dhurohen në mensat që u shërbejnë njerëzve në nevojë në qytet.