FOTOT/ Lodheni në punë? Ja ushtrimet që mund të bëni në zyrë

127

Mjaftojnë vetëm disa lëvizje të “sakta” për të lehtësuar muskujt e lënduar dhe për të parandaluar dhimbjen e shpinës, që mund të bëhen në zyrë pa tërhequr vëmendjen.

Tetë orë të përkulur në tavolinë para kompjuterit, ndoshta nën presion dhe stres, duke mbajtur mausin midis gishtave në njërën anë dhe telefonin në anën tjetër. Nuk është çudi që në fund të ditës ta gjeni veten me shpatulla të lënduara dhe të mpirë.

Për të kufizuar dëmtimin, përveç lejimit të disa pushimeve kohë pas kohe, mund të bëni disa ushtrime stretching, të thjeshta dhe të përshtatshme me mjedisin e punës. Të thjeshta dhe pa shumë mundim, shihni më poshtë disa ushtrime që mund ti bëni në vendin tuaj të punës.