FOTOT/ Magjia e parkut Kombëtar të Thethit

217

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po kryen monitorime nga afër në parqet kombëtarë

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qendrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Nëmuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje. Thethi është një qendër turistike-alpinistike që ka njohur rritje të numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit.

Parku është kompleks, me larmi habitatesh dhe tipe vegjetacioni, ku pjesën më të madhe e zënë ato të pyjeve të ahut, të cilat bashkëshoqërohen dhe me shkurre xhuxhe dhe të zonave alpine.

Në park rriten rreth 1500 lloje bimësh, të cilat përfaqësojnë gati gjysmën e florës së vendit tonë. Nga bimët, rreth 100 lloje janë bimë mjekësore dhe tanifere shumë të dobishme, ndërsa rreth 70 lloje bimësh janë të rrezikuara për zhdukje.