FOTOT/ Manza kthehet në qytet, 230 familje gati të hyjnë në apartamentet e reja

26

Lagjja e re me 230 apartamente në Manzë ka përfunduar tashmë dhe pret familjet që do të hyjnë në banesat e reja.

Janë 230 apartamente – krahas 236 banesave individuale –  gati për familjet e prekura nga tërmeti në këtë zonë, të cilat do të marrin në dorë çelësat ditë pas dite.

Lagjja e re ofron standardet më bashkëkohore të sigurisë dhe cilësisë në ndërtim, me hapësira të bollshme banimi, zonë të gjelbëruar, trotuare dhe ndriçim.

Shumë shpejt do të ndërtohet në zemër të lagjes, edhe kopshti dhe shkolla 9-vjeçare.