FOTOT/ Marubi shkon në Milano, çel në Trienale ekspozitën “Rituali Fotografik”

113

Celet në Milano të Italisë, ekspozita “Rituali Fotografik” me fotografi e negativë të Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi, kuruar nga Zef Paci. E pranishme në ceremoni ishte Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro si edhe Presidenti i Trienales, arkitekti i mirënjohur Stefano Boer.

Kjo ekspozitë, iniciuar e mbështetur nga Ministria e Kulturës, që shënon një ngjarje të rëndësishme në kuadrin e Vitit të Skënderbeut, përshkon 100 vjet nga historia e Shqipërisë, përmes portreteve që kalojnë para kameras së Marubit e më pas të fotografëve të tjerë të cilët fiksojnë momente kyç të jetës njerëzore shqiptare.

La Triennale di Milano është një ndër skenat e duhura që ky ritual tashmë I shekullit të kaluar të jetë një pasaportë autentike shqiptare që flet për bashkëkohësi kulturore”, tha Kumbaro në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite duke e cilësuar këtë ekspozitë një pasaportë të shkëlqyer kulturore dhe duke ftuar publikun e shumtë në ceremoninë e hapjes, artistë, gazetarë, kritikë arti por edhe bashkëatdhetarë nga diaspora, që të vinin e të vizitonin Muzeun në Shkodër dhe Shqipërinë. Ekspozita do të qendroje e hapur deri në 9 dhjetor 2018.