FOTOT/ Mbërrijnë në aeroportin ‘Nënë Tereza’ 13 avionë të Rallye Aéro France 2021

68

Tirana International Airport njofton se kanë mbërritur në 13 avionë të Rallye Aéro France 2021, u në pistën e aeroportit të Tiranës, në bashkëpunim me Landways International, Albanian Experience.

TIA informon se tubimi Aero France është numri një Rally Air në Europë për shkak të diversitetit të tij, me udhëtime në vende të ndryshme çdo vit. “Ai është skuadrilja e paqes dhe vëllazërisë”, thotë Presidenti i organizatës Jean Michel Collineau.

“Pas periudhës së gjatë të pushimit të lidhur me COVID, rifilluan fluturimet për në Ballkan: Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe Greqi, të cilat na presin për herë të parë dhe për të cilat tubimi synon të japë një promovim turistik dhe kulturor në Ballkan dhe Europë“, thotë Collineau.