FOTOT/ Mercedes prezanton modelin sportiv AMG A35

152

Ka nisur në Francë, Paris Moto Show 2018, një nga ekspozitat më të mëdha të automobilizmit, ku prodhuesit më të mëdhenj të makinave, ekspozojnë modelet e tyre më të reja

Një nga risitë që është evidentuar në ditën e parë të ekspozitës, ka qenë ajo që lidhet me një model mjaft sportiv të prezantuar nga gjiganti gjerman Mercedes Benz, si pjesë e serisë A Class.

Kështu në Paris Moto Show 2018 është prezantuar Mercedes AMG A35, një model shumë sportiv, që arrin nga 0-100 km në më pak se 5 sekonda.

Motori është ndërtuar me 4 cilindra me kapacitet prej dy litrash, me induksion të detyruar, ndërsa është përdorur edhe sistemi 4Matic i Benz-it.