FOTOT/ Merr formë lagjja e re në qendër të Kurbinit, do akomodohen 524 familje

27

Në Kurbin vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e lagjes së re, ku do të akomodohen 524 familje dhe do të ketë qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve europiane.

“Lagjja e re ne qendër të Kurbinit, po hedh shtat dita-ditës, me pallatet ku do të akomodohen 524 familje dhe do të ndërtohen 27 njësi shërbimi, 370 parkime nëntokësore dhe një qendër tregtare. Me të njëjtin ritëm vijon puna edhe në kantierin e dytë të infrastrukturës publike, ku do të strehohen edhe 200 familje të tjera”, njofton ministria për Rindërtimin