FOTOT/ Mrekullia e Tatzatit, një qoshk piktoresk për adhuruesit e natyrës

26

Fshati Tatzat në Delvinë është një qoshk piktoresk, edhe pse pak i njohur, por që vizitohet rregullisht nga adhuruesit e natyrës dhe aventurës.

Natyrë e paqtë, plot ngjyra, aromë, tinguj, ujë i kristaltë burimi dhe ajër i pastër. Bashkia e Delvinës përcolli pamje nga ky fshat në këto ditë të fundit të gushtit, duke u kujtuar adhuruesve të natyrës vizitën e radhës.

Pamjet tregojnë një mrekulli për t’u parë e prekur nga çdo adhurues i natyrës.