FOTOT/ Ndërhyrje në rrugën nacionale Vlorë-Orikum

21

Në Bashkinë Vlorë po realizohet një projekt i ri infrastrukturor.

Bëhet fjalë për projektin: “Përmirësimi i shtresave rrugore në segmentin rrugor: “Rruga Nacionale – Bregdet”, Orikum, Bashkia Vlorë” është pjesë e programit “Përmirësimi i shtresave rrugore në Rajonin Nr. 3 dhe 4”, i cili financohet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ndërhyrja fillon në rrugën nacionale Vlorë-Orikum dhe përfundon në bregdet.

Ky investim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët si dhe në zhvillimin e ekonomisë në fushën e bujqesisë dhe turizimit duke qenë se ky aks rrugor ka dalje në bregdet.