FOTOT/ Ndërtimi i nënkalimit te sheshi “Shqiponja”, nis asfaltimi i rrugëve

85

Punimet për ndërtimin e nënkalimit në sheshin “Shqiponja”, pjesë e Unazës së Re të Tiranës po vijojnë me ritme të larta.

Aktulisht punimet kanë kaluar në fazën e katërt, atë të asfaltimit të rrugëve definitive dhe atyre provizore që do të përdoren në kuadër të planit të menaxhimit të trafikut.

Ndërtimi i nënkalimit në sheshin “Shqiponja” konsiderohet si një ndër veprat më të rëndësishme, pjesë e aksit të Unazës së Re, e cila do të lidhë edhe pjesën lindore të Tiranës me unazën ekzistuese.

Projekti parashikon nënkalim me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat, dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.

Ky projekt është cilësuar një zgjidhje teknike për qarkullimin e automjeteve në këtë segment tepër të ngarkuar, në harmoni me mjedisin dhe zhvillimin urban të Tiranës.