FOTOT/ Në 1 qershor hapet Kopshti Zoologjik i Tiranës, shihni ambientet e reja

93

Kopshti i ri Zoologjik i Tiranës, do të hapet më 1 qershor, në ditën e fëmijëve.

Fëmijët do të kenë këtu, jo vetëm një mundësi për t’u njohur me kafshët, por edhe për të kaluar një ditë shumë cilësore me familjarët e tyre. Kopshti Zoologjik është rikonceptuar plotësisht.

Kopshti Zoologjik i Tiranës është kthyer në një hapësirë për të gjitha grupmoshat, ku janë mbjellë edhe 1200 pemë.

Vizita në Kopshtin Zoologjik do të jetë një aktivitet që zgjat përgjatë gjithë ditës, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë. Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndarë kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit.