FOTOT/ Në ‘ballkonin’ e Përmetit, një kënd panoramik për ‘qytetin e trëndafilave’

372

Shtëpitë më të bukura janë ato që kanë ballkon, i cili të jep mundësinë për të pushuar dhe për të shijuar i qetë bukuritë përreth.

Edhe qytetit të Përmetit i është shtuar një ballkon, simbol i ri turistik, në shëtitoren kryesore afër Gurit të qytetit, ku vizitorët vendas apo të huaj mund të shijojnë pamjet fantastike dhe natyrën e mrekullueshme të këtij qyteti, buzë lumit Vjosë.

I njohur si “Qyteti i trëndafilave”, Përmeti ka natyrë të bukur dhe monumenteve të shumta kulturore dhe historike.

Qyteti i Përmetit është i vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të Vjosës, thuajse tërësisht nën kodrën e Bolëngës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit. Kur mbërrin në Përmet, përballesh me një qytet të vogël, për nga shtrirja gjeografike, por të madh nga vlerat e shumta historike, kulturore e natyrore të tij.