FOTOT/ Në poçerinë e gruas duarartë ku qeramikat bëhen me motivet zadrimore

333

Në fshatin Krajn, në Zadrimë, një grup të rinjsh që prej vitit të vështirë 1997, nën drejtimin e Kishës, hapën këtë punishte ku bëjnë objektet e qeramikës të kërkuara edhe nga të huajt.

Mira Kukaj është gruaja duarartë që qysh fëmijë, ndërsa frekuentonte Kishën e fshatit të saj, nisi të mësonte të bënte objektet e qeramikës, ndërsa për të dhe katër kolegët e saj, ai pasion, është profesion.

Është interesante të shohim se si motivet e vizatuara të grave zadrimore në kohë të kohëve, riprodhohen mbi qeramikë.