FOTOT/ Nga kaprolli tek macja e egër, kamerat kurth sjellin pamje fantastike nga bota e kafshëve të egra

87

Monitorimi i ariut të murrmë (Ursus arctos) është një aktivitet ndërkufitar i cili do të zbatohet për tre vjet në korridoret ekologjike, duke lidhur basenin e Prespës me zona të tjera të mëdha në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe kufirin me Greqinë Veriore.

Ekipi i PPNEA ka përfunduar fazën e vendosjes së kamerave kurth në zonën e përcaktuar për monitorim dhe kontrollin e tyre. Kamerat kurth do të hiqen në dhjetor për të marrë rezultate të tjera në këtë sezon të parë monitorimi.

Disa gjitarë që janë fotografuar nga kamerat kurth të PPNEA janë: Kaprolli (Capreolus capreolus), Dhelpra (Vulpes vulpes), Kunadhja (Martes foina), Derri i egër (Sus scrofa), Macja e egër (Felis silvestris).