Në 85-vjetorin e ditës së lindjes, Mario zgjodhi që t’i realizonte një portret gjyshes së tij Terezës, e më këtë jo vetëm e gëzoi atë vetë, por edhe rrëmbeu edhe zemrat e publikut duke e bërë fitues të çmimit të parë në konkursin e Ministrisë së Arsimit. Një portret, i cili ndërthur talentin, traditën dhe dashurinë ndaj gjyshes, e jo më kot fitoi çmimin e parë të konkursit për 28-29 nëntor.
E pyetur për ndjesitë që ka përjetuar kur nipi ia ka prezantuar këtë portret, ajo e përshkroi me një fjali. “Nuk ka dhuratë më të bukur”, tha ajo.
Kjo gjyshe është një heroinë , portreti i së cilës e shpreh më së miri këtë. Ajo është nënë e 13 fëmijëve dhe ka plot 28 nipër dhe mbesa.
Ky konkurs “Shqipëria Ime 2022” u bë me qëllim promovimin më të veçantë Shqipërisë sonë të bukur në muajin e festave të nëntorit, duke përcjellë vlerat më të larta të atdhedashurisë, krenarisë kombëtare, figurave dhe simboleve tona më të dashura, si dhe ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e popullit tonë. Këto janë çmimet sipas vlerësimit të publikut (përmes pëlqimeve reale) për tre albumet e publikuara sipas grupmoshave të klasave 1-5, 6-9 dhe 10-12. Së shpejti, këto piktura dhe të gjitha pikturat e tjera finaliste në të treja albumet do të ekspozohen në një ekspozitë të veçantë.