FOTOT/ Nis ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit

36

Brenda tre muajsh Shqipëri pritet të ketë një tjetër spital të ri publik.

Dhe tashmë punimet kanë nisur dhe struktura e re spitalore po ndërtohet në Fier. Aktualisht janë hedhur themelet dhe pritet që në fillim të majit, spitali i financuar nga Turqia të jetë gati.

Qeveria turke ndërtimin e këtij spitali ia ka besuar kompanisë YDA e cila në të shkuarën ka është përfshirë në projektimin, zbatimin e përfundimin të disa spitale në Turqi. Në ndërtimin e spitalit të Fierit 30% e punëtorëve do të jenë Shqiptarë.

Spitali rajonal i Fierit do të zbatojë praktikat e ngjashme menaxherjale si ato në Turqi. Ky spital krahas qytetit të Fierit do ti shërbejë edhe pjesës tjetër të popullsisë në jug të vendit.