Nis puna për rionstruksionin e aksit “Rruga Nacionale – Klos”, në Bashkinë Mallakastër.
Ndërhyrja fillon në degëzimin e aksit Nacional Levan-Tepelenë me rrugën e fshatit Klos në Bashkinë Mallakastër dhe përfundon në qendër të fshatit Klos, në të cilën ndodhet shkolla dhe qendra shëndetësore. Rruga kalon përmes kodrave të pyllëzuara dhe të mbjella me ullinj dhe është shumë panoramike.
Aktualisht ka përfunduar puna më nënshtresat dhe ka filluar puna me shtresën e binderit.
Ky projekt pritet të ketë ndikim në zhvillimin e ekonomisë, bujqësisë dhe të turizmit, duke qenë se është një nga rrugët që të çon në rrënojat arkeologjike të qytetit antik të Bylis.