FOTOT/ Nis puna për transformimin e DRSHTRR në Durrës

8

Në Drejtorinë rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Durrës po vijon me ritme të larta puna për riparimin e plotë të godinës, një investim i cili do të bëjë të mundur transformimin e kushteve, në të cilat ofrohen shërbimet për qytetarët pranë kësaj drejtorie.

Nga një godinë tërësisht e amortizuar, do të kthehet në një hapësirë të madhe prej 7,500 m2, me kushte dinjitoze për punonjësit dhe shërbime shtesë për qytetarët e pesë bashkive, Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë.

Puna në DRSHTRR Durrës po vijon me veshjet strukturore, izolimin dhe sistemimin e hapësirës së jashtme funksionale dhe me çdo element orientues e sinjalistik, për një shërbim automotorizimi edhe më dinjitoz si kushte e prezantim”, deklaroi sot kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja.

Punimet pasohen edhe nga ndërhyrje në ambiente mbështetëse në poligonin e testimit dhe për çlirimin nga kioskat e rrëmuja e trashëguar.

Krahas rehabilitimit të ambienteve, sistemet e reja kompjuterike që do të aplikohen, do të shkurtojnë kohën e pritjes për qytetarët, por njëkohësisht do të lehtësojnë edhe punën e punonjësve të kësaj DRSHTRR-je.