FOTOT/ Nis rehabilitimi i lagjes muzeale “Goricë” në Berat

37

Në Berat ka nisur investimi në lagjen muzeale “Goricë”, për ta bërë atë një nga lagjet më të vizituara në Shqipëri.

Ky projekt i rëndësishëm realizohet falë bashkëpunimit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, financuar nga Banka Botërore dhe do të sjellë zgjerim të rrugës midis dy urave dhe pedonale të re.

Po ashtu, në kuadër të këtij investimi do të bëhet edhe trajtimi i infrastrukturë nëntokësore, trajtimi i rrugicave dhe mureve, si dhe ndriçimi artistik.

Rehabilitimi i “Urës së Varur” dhe krijimi i mundësive të parkimit janë dy elementë të tjerë të këtij projekti që do t’i japin një tjetër zhvillim zonës.