FOTOT/ Nis rikonstruksioni i 24 pallateve parafabrikate në Durrës

34

Në qytetin e Durrësit kanë filluar punimet për projektin transformues të lagjes 18.

Ky investim do të rehabilitojë 24 pallate parafabrikate me sistem kapot, do të bëhet lyerja e tyre si dhe do të hiqen depozitat nga tarracat pasi furnizimi me ujë do të jetë me sistem të qendërzuar.

Po kështu të gjitha kuartallet midis pallateve do të jenë me lulishte e kënde lojërash për fëmijë.

Ky investim do sjellë jo vetëm përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të zonës, rritjen e vlerës së pronës së tyre si dhe rigjenerimin urban të zonës, por do të rrisë edhe ekonominë e bizneseve të vogla të kësaj lagjeje.