FOTOT/ Nis rikonstruksioni i aksit Qafë Muzinë-Sarandë

23

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se ka nisur riparimi i aksit rrugor Qafë Muzinë-Sarandë, ç’ka do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas ARRSH-së, në kuadër të mirëmbajtjes rutinë ka filluar puna për riparimet e zonave të dëmtuara të asfaltit duke rritur sigurinë rrugore.

Ky segment lidh Sarandën me Gjirokastrën. Aksi është 22 km. Kjo rrugë kalon në një terren të thyer dhe lidh Muzine, Krongjinë, Bistrice, Mesopotamin, Clirimin, Virionin, Qaf Gjashte dhe Sarandën.