FOTOT/ Nis rikonstruksioni i rrugës së vjetër Fier-Vlorë

31

Ka nisur puna për rehabilitimin e aksit të vjetër Fier-Vlorë, që do të shërbejë si një alternativë më shumë për të gjithë qytetarët, por edhe si një mundësi për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të zonës.

Do të jetë një ndërhyrje e thellë që do të përmirësojë dhe lehtësojë qarkullimin e automjeteve duke rritur edhe parametrat e sigurisë rrugore.

Aksi i vjetër Fier-Vlorë pas rehabilitimit pritet t’u vije në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve duke krijuar një ndërlidhje më të mirë mes qyteteve dhe fshatrave të zonës.