FOTOT/ Nis riparimi i aksit rrugor Syri i Kaltër-Bistricë

48

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se në prag të sezonit veror ka nisur riparimi i aksit rrugor Syri i Kaltër-Bistricë.

“Në aksin Syri i Kaltër-Bistricë në kuadër të mirëmbajtjes rutinë vazhdon puna për riparimin e zonave të dëmtuara të asfaltit për të rritur sigurinë rrugore dhe lehtësinë e qarkullimit të mjeteve”, bën të ditur ARRSH.

Syri i Kaltër i konsideruar si një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë, si dhe perlë të turizmit veror gjendet pranë fshatit Muzinë, pranë Rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.

Syri i Kaltër tërheq shumë vizitorë nga mbarë bota.