FOTOT/ Një destinacion mahnitës turistik si Curraj i Epërm

20

Curraj i Epërm gjithnjë e më shumë është shndërruar në një zonë fantastike turistike, ku çdo fundjavë vizitohet nga dhjetëra të pasionuar pas ecjes.

Curraj i Epërm është një ndër fshatrat më të izoluar të rajonit, por që përshfaq një nga pamjet madhështore të peizazhit të Alpeve, një destinacion turistik i pashkelur, perlë e turizmit malor.

I pozicionuar në një luginë magjepsëse, ai ndan fshatin Nikajn dhe Mërturin në rrethin e Tropojës, në veri të Shqipërisë.

Shtëpitë, kulla prej guri, bjeshkët e larta në të dyja anët dhe lumi i pastër kristaltë, që përshkon mes për mes fshatin e gjelbëruar, e bën Currajn e Epërm të fitojë epitetin e një ndër fshatrave më të bukur të Shqipërisë.