FOTOT/ Një lagje e re “lind” edhe në Kamzë, 12 pallate për 112 familje

39

Në Valias të Kamzës po kryhen punimet e fundit në një nga blloqet e lagjes së re, për të pritur 112 familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ky bllok banimi do të ketë lulishte, kënde lojërash, park. Ndërkohë katet nëntokë të godinave kanë parkim, ndërsa kati i parë është i kombinuar, banim edhe dyqane.

Puna në kantieret e rindërtimit po vijon me ritme të larta, ndërsa këtë vit pritet të përmbyllë plotësisht ky program kombëtar, duke futur në banesat e rindërtuara të gjitha familjet që humbën strehën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.