FOTOT/ Një nga lulishtet më të vjetra në Ballkan, parku i rehabilituar i Burrelit tërheq qytetarët

76

Parku i Mbretëreshës Geraldinë në Burrel, i konsideruar si një nga lulishtet më të vjetra në Ballkan, është rehabilituar tërësisht duke u shndërruar në një atraksion shlodhës për qytetarët dhe turistët.

Bashkia Mat publikoi sot pamje nga parku i rehabilituar me fonde të qeverisë shqiptare. Me ambiente të gjelbëruara, rrugë pedonale të shtruara me kalldrëm dhe ndriçim, parku është tashmë një hapësirë e gjelbëruar dhe vendpushim i këndshëm për të gjithë qytetarët.

Parku “Geraldinë” është një dhuratë nga Nëna Mbretëreshë, pasi ishte dhe vendlindja e mbretit Ahmet Zogu.

Parku që nderon emrin e mbretëreshës gjendet i vendosur në pjesën veriore të qytetit të Burrelit dhe është ende një ndër parqet me bimësinë më të rrallë, jo vetëm në vendin tonë por edhe në Ballkan.

Sipërfaqja është rreth 30000 m2, ku përfshihen një Xhami dhe Pallati i Kulturës së Burrelit.