FOTOT/ Një objekt i rrallë kulti i vitit 1749

37

Kisha e “Shën Marisë” në Niçë është një objekt kulti i rrallë i ndërtuar në vitin 1749 mbi gurthemelin shekullor të një kishe të hershme.

Në malësitë e Gorës, ndodhet fshati Niçë, i cili në shekullin e 18-të ka qenë një prej zonave më të zhvilluara në periudhën e lavdishme të Voskopojës dhe Grabovës, e banuar nga popullsi vllehe.

E njohur nga historia si një qytet mesjetar e krijuar që në shekullin X nga fiset armene (vllahe) dhe vazhdon të mbetet një nga ikonat historike më pak e folur dhe e shkruar për vlerat që mbart në historinë e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Niça në të shkuarën ka qenë nga vendbanimet armene më të hershme dhe më të populluara pas Voskopojës, e cila flet për kulturën dhe civilizimin romak e bizantin që mbarte në historinë e saj. Ajo ka qenë dhe një nyje lidhëse në rrugën e vjetër “Egnatia”, ku njëra nga degët kalonte në Grabovë dhe shtrihej pastaj drejtë Shqipërisë së Mesme dhe asaj verilindore.

Nga lavdia e dikurshme ka mbetur vetëm Kisha e Shën Marisë ndërtuar sipas mbishkrimit në vitin 1749, një nga 3 urat e vjetra dhe derstila në afërsi të saj.Kisha e rishpallur monument kulture në vitin 2015 është një dëshmi e qartë e qytetërimit, dhe zhvillimit, e restauruar në fillim të luftës të parë botërore nga vullnetarët e trupave franceze dhe banorët e zonës. Piktura murale në brendësi të saj shfaq disa skena të rralla dhe unike, të pikturuara nga Vëllezërit Jeromonahu dhe autorë të tjerë të panjohur.