FOTOT/ Një “Qytet Trafiku” vetëm për fëmijët

40

Tashmë një “Qytet Trafiku” eshte në dispozicion të fëmijëve në Tiranë. Kënde edukative, korsi për biçikleta, rrugë, trotuare të pajisur me sinjalistikë rrugore përshtatur për fëmijët.

Të gjitha këto elemente edukojnë vogëlushët, i mësojnë rregullat e qarkullimit rrugor, rëndësinë e tyre në mbrojtjen e jetës dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ky projekt u realizua nga programi i Ndihmës Polake në bashkëpunim me Ambasadën Polake dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë.